28 JUL 2021 · Manuali ka si qellim informimin e personave te moshes se trete, mbi stresin dhe izolimim social qe shkakton pandemia COVID 19 dhe u ofron atyre keshilla mbi veprimet qe duhet te bejnr per te kontrolluar dhe reduktuar stresin dhe izolimin social
28 JUL 2021 · Ne kuader te projektit rajonal te GIZ "Te drejtat sociale te grupeve te cenueshme, SoRi II", jane botuar 5 manuale e fletepalosje per grupe te caktuara te shoqerise, me informacione te hollesishme per menyren se si te kene shendet te mire mendor pergjate pandemise, si te perballojne me lehte traumat dhe pasoja qe shkaktoi/shkakton pandemia etj. Manualet u adreson prinderve dhe maredhenieve te tyre me femijet ne kete kohe pandemie, mesuesve e moshes se trete (mbi 65 vjec). Ne to percillen udhezime, sugjerime, keshilla e teknika per te ndihmuar veten dhe te tjeret gjate kesaj periudhe.
27 JUL 2021 · Prinderimi ka qene gjithmone i veshtire por me shperthimin e pandemise COVID 19 u be edhe me i veshtire. U shtua edhe me teper ankthi e pasiguria, pamundesia apo frika per t'ia dale mbane, per te ardhmen e sigurte, per menaxhimin e duhur te situatave te ndryshme te krijuara prej COVID 19 e te tjera. Per t'iu dhene pergjigje te gjitha ketyre, per t'u ardhur ne ndihme prinderve dhe per t'i udhezuar ata sesi te jene me te afte e me te pregatitur per/dhe femijet, eshte botuar manuali per prinderit. Ndiqni podcastin per te mesuar me shume detaje.
27 JUL 2021 · Projekti Rajonal SoRi II mendon edhe per shendetin mendor te te moshuarve pergjate pandemise se COVID 19. Sa preket shendeti mendor i kesaj kategorie, si duhet te kujdesen ata per shendetin e tyre mendor dhe jo vetem, cfare duhet te bejne per ta perballuar sa me lehte kete situate e te tjera informacione, i gjeni ne podcastin bashkengjitur.
27 JUL 2021 · Projekti rajonal "Te drejtat sociale te grupeve te cenueshme II" mundeson botimin e fletepalosjeve qe permbajne te dhena per shendetin mendor te prinderve gjate pandemise COVID 19. Çfare simptomash shfaqen ne raste te prinderve te prekur nga pasojat e pandemise dhe cfare mund te bejne ata per te ruajtur shendetin e tyre mendor, mund t'i mesoni duke degjuar podcastin. #ĢIZ # NCSS#COVID19#Pasoja#shendetimendor#prinder#
27 JUL 2021 · Nxenesit e grupmoshaveve te ndryshme jane nje nder shtresat me te prekura nga efektet e COVID 19, ndaj mesuesit, si grupet komunikuese me prane tyre, jane ata te cilet kane nevoje te dine me teper per parandalimin dhe kontrollin e mireqenies psikosociale te nxenesve pergjate pandemise. Per ta eshte botuar edhe Manuali per Mesuesit i cili ofron nje sere keshillash, sugjerimesh, udhezimesh e menyra te te kuptuarit/te te lexuarit te femijeve/nxenesve, per t'u ardhur ne ndihme e per t'u mundesuar tejkalimin sa me te lehte te pasojave traumatike per shkak te COVID 19. Manuali per mesuesit eshte mundesuar fale projektit rajonal "Te drejtat sociale te grupeve te cenueshme II", me mbeshtetjen e BMZ dhe GIZ Albania dhe zbatuar nga NCSS
13 JUL 2021 · NCSS zhvilloi trainimin e parë në Vlorë me pjesëmarrje të stafit të bashkisë përgjegjëse për shërbimet sociale dhe profesionistë të shërbimeve sociale nga OJF-të lokale. Qellimi i trajnimit eshte rritja e ndergjegjesimit per pasojat negative te Covid 19, ne mireqenien mendore dhe gjendjen emocionale te grupeve ne nevoje. Pjesemarresit/et informuan mbi veprimet per te adresuar mireqenien mendore dhe nevojat psikosociale te grupeve ne nevoje. Trajnimi mbeshtetet nga SoRi II dhe GIZ
6 JUL 2021 · Starton projekti 2, ne kuader te projekti SoRI II qe synon rritjen e nivelit te qendrueshmerise per grupet vulnerabel pergjate pandemise Covid 19. Projekti do te implementohet ne 3 bashki te vendit, Elbasan, Vlore e Librazhd nga NCSS dhe me mbeshtetjen financiare te GIZ Albania. Pas perfundimit me sukses te fazes se pare te projektit qe pati si qellim minimizimin e impaktit te Covid 19 tek grupet vulnerabel, me po aq entuziasen e perkushtim ka nisur edhe projekti i dyte me target-grup, shtresat e varfera te shoqerise ne bashkite e siperpermendura. Projekti zhvillohet ne kuader te implementimit te projektit rajonal SoRi II. Vlora ishte bashkia e pare ku u zhvilluan edhe trajnimet perkatese me stafet e bashkise per sherbimet sociale dhe profesioniste, por edhe nga OJF-te lokale
2 DEC 2020 · Ne kuader te projektit "Minimizimi i pasojave te COVID 19 tek grupet e ndjeshme, SoRi II", ne Librazhd, Vlore e Elbasan u dhuruan tableta per te aksesuar me lehtesisht programin mesimor dhe u shperndane qindra paketa anti-COVID per familje te varfera.
25 NOV 2020 · Manual per dhunen ne familje, botim nga GIZ dhe NCSS, mbeshtetur nga BMZ dhe zbatuar nga GIZ. RAPORTO dhunen ne familje! STOP dhunes
Copyright 2024 - Spreaker Inc. an iHeartMedia Company